Emisionet

Opinion/ E marta që ndezi Shqipërinë


               Publikuar në : 11:30 - 19/06/19 |
xhu lia

Mbrëmjen e 18 Qershorit në emisionin ‘Opinion’ u diskutua vendimi i Këshillit Evropian për të shtyrë në tetor dhënien e vendimit për çeljen e negociatave me Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, ministri Jashtëm në detyrë Genc Cakaj u shpreh rreth këtij vendimi. Pas diskutimit në studio rreth kësaj teme, në emisionin “Opinion” u debatua gjithashtu lidhur me tensionet në bashkitë e drejtuara nga opozita për të djegur materialet zgjedhore në KZAZ.

Të ftuarit gazetari Artan Hoxha, analisti Andi Bejtja, analisti Fitim Zekthi, gazetaren Anila Basha u debatua rreth tensioneve të krijuara në Shkodër dhe Tropojë.

Gjithashtu në lidhje telefonike për këtë temë ishin Kryeredaktori i Tv Klan Fatos Hakorja dhe juristi Jordan Daci. Më pas për të folur rreth situatës në Shkodër përmes një lidhje telefonike është shprehur edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

 

Pas