Emisionet

Opinion/ Drogë në lulet e ish-kryebashkiakut!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 21/06/22 |
Opi Nion

Është diskutuar të hënën (20 Qershor 2022) në emisionin “Opinion” për temën: “Drogë në lulet e ish-kryebashkiakut!”.

Emisioni “Opinion” në pjesën e parë është fokusuar te tre ngjarje të kronikës të zezë,  e para lidhet me ish-kryebashkiakun e PS në Vorë Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë në Itali, sasi e fshehur në vazot e luleve, çështja e dytë lidhet me vendimin e SPAK-ut për të mos publikuar pjesë nga dosja e Nuredin Dumanit, si dhe çështja e tretë lidhet me motrën e Nuredin Dumanit, e cila është larguar nga detyra pasi kishte marrë një certefikatë sigurie e vlefshme me certefikatën e sigurisë të NATO.

Të ftuar në studio me gazetarin Blendi Fevzi:

  1. Artan Hoxha
  2. Klodiana Lala

Në pjesën e dytë i ftuar në “Opinion” ka qenë gazetari Berat Buzhala, i cili në një  intervistë me gazetarin Blendi Fevzi ka folur për disa pika kryesor si:  çfarë po ndodh me Ramën me Kurtin raportin midis tyre por dhe me vendet respektive, çfare po ndodh me 4 ish-drejtuesit e lartë të UÇK që janë duke u gjykuar në Hagë si dhe raportet e qeverisë së Kosovës me ta.

Në pjesën e tretë është transmetuar një material përmbledhës për mbledhjen e dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe 18 marrveshjet e nënshkruara.

Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion:

Pas