I ftuar në emisionin “Opinion” Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka rrëfyer përball gazetarit Blendi Fevziu për një sërë misionesh të rëndësishme që ai ka ndërmarrë në vitet kur ishte në krye të Ushtrisë Shqiptare. Veç të tjerave Demiraj foli edhe për Sadam Hysenin dhe misionin e ushtrisë Shqiptare në Irak. Demiraj tha se ushtria e Sadam Hysenit ishte ndër më të fuqishmet ne botë.
“Ushtria e Sadam Hyseni në fillimet e saj ka qenë një nga 6 ushtritë më të fuqishme që ka pas bota deri në operacionin e viti 1991. Madje në rajon aviacioni dhe forcat e Sadamit kanë qenë thuajse në vendin e parë. Ajo me pas u shkatërrua dhe u kthye në një varrezë vdekje.” /opinion.al