Është diskutuar të enjten (23 Qershor 2022) në emisionin “Opinion” për temën: “Debati për turizmin!”.
Emisioni “Opinion” është fokusuar te një nga debatet më të rëndësishme që vjen në qendër të vëmendjes me nisjen e sezonit të verës, atë që lidhet me problematikën e turizmit. Çfarë ndodh me turizmin në Shqipëri? Sa të përgatitur jemi për sezonin turistik të këtij viti? Kush janë problematikat më të mëdha që kemi? A ka Shqipëria një startegji afatgjatë për turizmin? Këto janë disa nga pyetjet e trajtuara në emisionin “Opinion”.
Të ftuar në studio me gazetarin Blendi Fevzi:
Plarent Ndreca
Besart Kadia
Bardh Spahia
Agron Shehaj
Mira Pogaçi
Andriola Kambo
Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” është transmetuar një material mbi zhvillimet politike të ditës dhe samitin e BE për Ballkanin Perëndimor që vendosi moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion: