Sonte, 2 shkurt, në emisionin Opinion, në pjesën e parë dhe të dytë do të diskutohet për debatin për pagat e gjyqtarëve në Shqipëri. Një përplasje mes kryeminisrit dhe sistemit gjyqësor.
Përfaqësuesit e drejtësisë kanë bërë një kërkesë për rritje pagash, ata kërkojnë që rrogat e tyre të indeksohen, që shkojnë nga 5 000 euro deri në 9 800 euro në muaj. Ky vendim është marrë nga vetë qeveria shqiptare dhe më pas është komplikuar.
Cila është piramida e pagave në Shqipëri? Rama është përplasur me ta. Zyrtari me rrogën më të lartë në Shqipërië është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë me rreth 10 400 euro.
Të ftuar në studio janë gazetarja Klodiana Lala, pedagogia Arsejda Gjyli, juristja Dorela Kararaj, gazetari Anri Bala, gazetarja Fatjona Mejdini, juristi Igli Gërdupi.
Në pjesën e tretë, trajtohet çështja Epstein.

















