Emisionet

Opinion – Çfarë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 21/10/20 |
Al Do

Mbrëmjen e së martës, emisioni “Opinion” u fokusua në vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë në Tiranë, Nikos Dendias.

Kryediplomati grek erdhi në një vizitë zyrtare në Tiranë për ndjekjen e një zgjidhjeje për delimitimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nga vizita e tij dolën dy çështje kryesore të reja. Së pari u ra dakord që Shqipëria dhe Greqia t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e delimitimit të kufirit detar. E reja e dytë ishte se ministri Dendias tha se Greqia do të bëjë hapa përpara për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Megjithëse vendet ranë dakord për çuarjen e çështjes së detit në Hagë ka ende pikëpyetje nëse mund të bëhet diçka e tillë dhe nëse po, si do t’i drejtohen vendet Gjykatës Ndërkombëtare.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me ligjin e luftës i cili është një histori që vijon prej vitit 1987 mes dy vendeve. Cilat janë pretendimet e Shqipërisë dhe Greqisë për këtë çështje dhe si mund të zgjidhet ajo.

Për të folur rreth këtyre temave, të ftuar në studio ishin Paskal Milo, Agim Nesho, Mesila Doda, Arjan Curri , Osman Metalla dhe në lidhje direkte Orfea Beci dhe Boiken Abazi. /Opinion.al

Pas