Nga foltorja me demokratët e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit në Durrës dhe deri te takimet e Sali Berishës në terren, duket se brenda PD është duke u zhvilluar një lëvizje e brendshme.
Emisioni “Opinion” në Tv Klan fokusohet pikërisht te këto çështje të sferës politike, fillimisht në një intervistë me ish-deputetin Ervin Salianji dhe më pas duke u mbështetur tek analizat e të ftuarve në studio, të cilët duke e parë nga këndvështrime të ndryshme, dhanë argumentet e tyre, pro dhe kundër.

















