Emisionet

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me çmimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 18/03/22 |
Opi Nion

Është diskutuar të enjten (17 Mars) në emisionin “Opinion” për temën “Çfarë do të ndodhë me çmimet”.

Vendi ynë ka marrë një sërë masash për kontrollin e çmimeve, ndërkohë që është marrë vendimi për ngritjen e një bordi për kontrollin e çmimit të shportës.

Në pjesën e parë dhe të dytë të “Opinion”, të ftuar kanë qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Enegjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj përballë një paneli prej katër gazetarësh:

  1. Artan Hoxha
  2. Enton Abilekaj
  3. Jonida Shehu
  4. Ola Xama

Në pjesën e tretë  “Historitë e së enjtes”, është transmetuar intervista e një 80-vjeçari Viktor Adami, i cili tregon historinë e familjes së tij .  Në fakt ai rrëfen historinë e babait Loni Adami, një nga studentet ekselence të  “Harry Fultz” të vitit 1929, i cili u punësua nga Ambasada amerikane në Tiranë , duke u bërë i pari shqiptar i punësuar nga ambasada amerikane. Punoi aty për 10 vjet dhe u kthye sërish në vitin 45-46 , në pozicionin e sekretarit, por me largimin e amerikanëve nga Shqipëria ai dhe kunati i tij u arrestuan dhe vdiqën në tortura.

Për me tepër ndiqni emisionin “Opinion”:

 

Pas