Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opinion/ Balili, Sejdini, Llalla dhe një falje e munguar nga Fatmir Xhafaj

2018/02/16 at 9:36 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Opinion/ Balili, Sejdini, Llalla dhe një falje e munguar nga Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Opinion, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh për policinë që po përpiqet ai të ndërtojë, kanabisin dhe 40 grupet e famshme kriminale. Por, pyetja ku ngeci ministri i Brendshëm ishte e shkuara e tij dhe këndveshtrimi për diktaturën. “Nuk ishte regjimi që do të duhej të kishim”, tha ai, duke mos dënuar vrasjet dhe torturat e sistemit totalitar, pjesë e të cilit ishte si hetues e prokuror.
Më poshtë çështjet thelbësore për të cilat foli Fatmir Xhafaj


Tokat në bregdet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke folur nga studio e emisionit Opinion të enjten në mbrëmje, deklaroi se javën tjetër do të ketë valë arrestimesh. Sipas tij ato kanë lidhje me tokat në bregdet. “Ka pasur dhe disa hetime konkrete lidhur me tjetërsimin dhe grabitjen e pronës publike dhe sidomos në vijën bregdetare. Ne kemi disa çështje penale që janë në bashkëpunim me prokurorinë, në Kavajë, Durrës. Ka një proces hetimi në Lezhë, në Vlorë gjithashtu dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë vijën bregdetare”. Unë besoj se shumë shpejt dhe javën që vjen do të ketë disa arrestime konkrete, masa konkrete sigurie për persona të caktuar”, theksoi Xhafaj.

Adriatik Llalla

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u pyet nga gazetari Blendi Fevziu edhe për çështjen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes në korrupsion domethënës, vendim i marrë nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson.

Fevziu: Për çështjen e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, keni informacion se përse është bërë kjo? Pse kjo masë kaq ekstreme.
I bie që unë punoj në Departament të Shtetit. Nga ajo çka unë lexova aty, akuza ishte e drejtpërdrejtë, çështje korrupsion.

Fevziu: Në çështje korrupsioni njeriu duhet të shkojë në burg, nuk i ndalohet viza amerikane.

Amerikanët nuk të çojnë në burg…

Fevziu: Jo, por a ka dhe një hetim edhe në Shqipëri?

Në dijeninë time, për momentin që flasim nuk ka. Për momentin që flasim nuk di që të ketë, të paktën ne si polici nuk kemi.

Zoti Llalla është pjesë e procesit të vetting-ut.

Fevziu: Llalla ka dhënë dorëheqjen nga procesi i vetting-ut…

Se di çfarë përgjigje do të japë Komisioni. Sepse pashë në shtyp një njoftim të Komisionit, që do të ketë një datë për të vendosur për këtë gjë.

40 grupe kriminale

Janë rreth 40 grupe të strukturuara kriminale që operojnë në vend, anëtarët e të cilëve janë identifikuar nga autoritetet, tha ministri i Brendshëm që zbuloi mënyrën si funksionojnë këto grupe. Natyrisht nuk janë grupe të strukturuar në nivelin e një organizate kriminale. Në nivelin e një organizate janë shumë pak. Rasti më ekstrem shkon deri në 20 veta. Grupet e strukturuara kriminale janë që kanë një strukturë, kanë një drejtues, një organizim të brendshëm. Kur janë grupe të mirë strukturuara kanë dhe hierarkinë brenda grupit. Ka vendimmarrje të qartë dhe ka në rolin e drejtuesit, anëtarëve, ekzekutorëve. Grupet tona, përgjithësisht rreth 53 përqind janë në fushën e narkotikëve. Rreth 11 përqind janë në fushën e trafiqeve të ndryshme. 18 përqind janë për krimet e rënda dhe rreth 20 përqind janë në fushën e krimit ekonomik dhe financiar.

Pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarit Blendi Fevziu, nëse kryetari Bashkisë së Elbasanit është i lidhur me grupe të strukturuara kriminale, Xhafaj iu përgjigj:

“Nëse kryetari i bashkisë së Elbasanit apo një bashkie tjetër apo një politikan konkret do të ishte në dijeninë time, apo të policisë që është i përfshirë dhe për të ka prova konkrete, unë besoj se sot do të duhej të ishte minimalisht nën hetim”.

Klement Balili

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj edhe për Klement Balilin, i cili prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Fevziu: Çfarë po ndodh me Balilin?

Xhafaj: Është në proces kërkimi dhe jemi fort të angazhuar.

Fevziu: Keni kryer një operacion në Delvinë disa ditë më parë. Kishit informacione që ndodhej atje?

Xhafaj: Kishim një dyshim.

Fevziu: Klement Balili ndodhet brenda territorit shqiptar, apo jashtë territorit shqiptar, sipas informacioneve tuaja.

Xhafaj: Mbetet për t’u parë.

Fevziu: Mendoni që mund ta kapni?

Xhafaj: Mendoj se po.

Fevziu: A është Klement Balili realisht kaq i rrezikshëm sa është paraqitur, apo është edhe një mit i krijuar?

Xhafaj: Përgjithësisht kjo çështja e grupeve ka një mit në Shqipëri, por ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete dhe të rënda”

Xhafaj për diktaturën dhe fotoja me Enver Hoxhën

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka gjetur asnjë fjalë për të dënuar regjimin e kaluar diktatorial, por ka preferuar t’a përmbyllë mendimin e tij me idenë se nëse shihet nga këndvështrimi i sotëm nuk ishte i duhuri.

Xhafaj deklaroi se ai regjim nuk ishte me i miri për vendin, por duke e vlerësuar këtë nga këndvështrimi i sotëm.
Gjatë intervistës drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, i ka nxjerrë në ekranin e madh të studios një foto ku Xhafaj shfaqet në krah të diktatorit Enver Hoxha.

E kujtoni këtë foto? Në çfarë rrethanash është shkrepur?

E kujtoj. Mirë dukem aty Fevzi kam qen i ri.

Kam qenë student në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin e dytë. Ishte një buqetë me lule që dërgohej nga studentët e Kosovës. Meqë ardhja e tyre atë vit nuk u bë e mundur na e dhanë mua dhe zonjës t’ja jepnim.

Përse ju zgjodhën ju zoti Xhafaj?

Isha student, besoj që kam qenë student i mirë. Nuk ka arsye tjetër unë nuk vija nga nomenklatura e lartë.

Ju njoftuan që do t’i çonit ju buqetën me lule?

Po, një natë më parë.

Sakaq ai ka mohuar akuzat e Valbona Dukës, e cila e denoncoi për dhunë në kohën kur ishte hetues në rrethin e Krujës.
Ministri Xhafaj deklaroi se disponon dy dokumente të marrë para noterit gjerman që të gjitha këto akuza janë bërë të nxitura dhe të paguara nga disa persona.




Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën
Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

2 Qershor, 2025 7:41 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

11 maji, PD-KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit

2 Qershor, 2025 7:03 pm
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

2 Qershor, 2025 6:56 pm
Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës
Kryesore

Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

2 Qershor, 2025 6:42 pm
Para
Ndahet papritur një nga çiftet më të dashura të “Hollywood”

Ndahet papritur një nga çiftet më të dashura të “Hollywood”

Vetëm këto 3 lloje pornografie janë të shëndetshme për tu parë, kujdes me të tjerat

Vetëm këto 3 lloje pornografie janë të shëndetshme për tu parë, kujdes me të tjerat

Video/ Kontroll në lokalet e Bllokut, kapen shpërndarësit e kokainës

Video/ Kontroll në lokalet e Bllokut, kapen shpërndarësit e kokainës
















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com