Në emisionin e së mërkurës (26 prill, 2023) ka qenë i ftuar Arlind Qori, një nga 6 kandidatët për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Qori i cili garon si përfaqësues i “Lëvizja Bashkë”, ka treguar planet e tij për Tiranën.
Për të drejtuar pyetje Qorit, në studio kanë qenë të ftuar dy gazetarët, Jonida Shehu dhe Eton Abilekaj. Tema “Arlind Qori për Tiranën” u trajtua në dy pjesët e emisionit.
Në pjesën e tretë të emisionit u transmetua intervista Ester Gjika, vazja e regjisorit Viktor Gjika, e cila ka shkruar një libër për aktivitetin e babit të saj.