Të hënën 4 shkurt 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Arben Ahmetaj, akuza mazhorancës”.
“Opinion” është fokusuar në pjesën e parë te disa nga deklaratat e forta të Arben Ahmetaj të dhëna në një intervistë në Syri Tv.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Fatjona Mejdini, Preç Zogaj, Artan Hoxha, Baton Haxhiu. Në lidhje skype: Belind Këlliçi.
Në pjesën e dytë dhe të tretë të emisionit në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Gazetari cilësore mbështetur nga ambasada amerikane, janë transmetuar dy pjesë të emisionit 31 minuta. E para flet për median dhe vetërregullimin. Ndërsa në të dytën është transmetuar një intervistë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila flet për problematikën e turizmit dhe angazhimin për 2024.