Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opinion/ Ambasadori italian: Në Shqipëri janë 2 mijë italianë, jo 20 mijë

2019/01/31 at 11:42 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat në qershor? Ambasadori: Nëse do vija bast shanset janë 50 me 50

Në Shqipëri janë zyrtarisht 2 mijë italianë rezidentë. Shifra u bë publike për herë të parë nga ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, gjatë intervistës për Blendi Fevziun në “Opinion”. Kohët e fundit është spekuluar sidomos në median italiane se janë 20 mijë italianë që jetojnë në vendin tonë. Por ambasadori e ka zhbërë këtë shifër të tejfryrë.


“Nuk janë 20 mijë. Ne si ambasadë, si konsullatë kemi regjistrimet tona dhe na rezulton se janë afërsisht 2 mijë italianë. Le të supozojmë se disa prej tyre nuk janë regjistruar akoma, pra, mund të jenë 3 mijë”, theksoi ai.

Pjesë nga intervista e Cutillos në emision “Opinion”

Ambasador, ne kemi patur një problem me median italiane që e shihte Shqipërinë vetëm nëpërmjet problemeve apo shfaqte vetëm gjërat negative. Tani po vihet re një ndryshim. Kur lexojmë shtypin italian, duket sikur Shqipëria është shndërruar në parajsë për italianët. Thuhet se 20 mijë italianë po jetojnë në Shqipëri dhe kanë hapur biznese këtu. Mua nuk më duket e vërtetë, vetëm nëse italianët kanë mësuar gjuhën shqipe, por… ama nuk më duken 20 mijë.

-Keni të drejtë. Shtypi në Itali, sikurse edhe në Shqipëri dhe për fat të mirë në të gjitha vendet e botës bazohet në opinione të ndryshme. Ka nga ata që shohin të mirën, por ka edhe nga ata që shohin të keqen. Është e vërtetë që nuk janë 20 mijë.

Ne si Ambasadë, si konsullatë kemi regjistrimet tona dhe na rezulton se janë afërsisht 2 mijë italianë. Le të supozojmë se disa prej tyre nuk janë regjistruar akoma, pra, mund të jenë 3 mijë.

Ama ka shumë italianë që vijnë në Shqipëri si turistë ose për punë. Nuk do të habitesha nëse në një ditë të vitit, dikush do të bënte llogaritë dhe atë ditë mund të jenë 20 mijë italianë në Shqipëri.

Cfarë bëjnë italianët që janë rezidentë në Shqipëri?

-Pjesa më e madhe punojnë këtu. Ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të jetojnë këtu, por janë pak, sepse sinqerisht shërbimet sociale që Shqipëria ofron, sidomos në mjekësi nuk janë në lartësinë e duhur për të zëvendësuar ato që ofron Italia.

Po turistët italianë, po rritet numri i tyre?

-Po, vetëm këtë vitin e fundit është rritur me 25 %. Zënë vendin e katërt, menjëherë pas turistëve nga vendet fqinjë, Kosova, Greqia, Maqedonia. Janë kureshtarë për të zbuluar këtë vend.

Mbeten të kënaqur?

-Po, largohen të kënaqur. Kanë kuriozitet që të zbulojnë këtë vend kaq afër me Italinë, por që në kaq vjet ka qenë i mbyllur dhe njëkohësisht shumë i largët. Janë kuriozë dhe të kënaqur me atë që gjejnë.

Janë turistë aventurierë që vijnë vetë apo të organizuar nga agjencitë italiane?

-Prej dy vitesh agjencitë kanë zënë një rol të rëndësishëm, por më parë kanë qenë kryesisht turistë aventurierë. Tani vijnë edhe turistë të moshës së tretë që i besojnë agjencive dhe e vlerësojnë këtë vend.

Janë të kënaqur?

-Po.

/Ri-De
Opinion.al

Etiketa: 2 mijecutillodeklarataitalianeopinionshqiperi


Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
Para
Negociatat në qershor? Ambasadori: Nëse do vija bast shanset janë 50 me 50

Negociatat në qershor? Ambasadori: Nëse do vija bast shanset janë 50 me 50

Cutillo:Rama e ka të vështirë të punojë me minister ‘de facto’ e ‘de jure’

Cutillo: Admiroj protestën e studentëve, politika të dëgjojë zërin e tyre

Horoskopi/ Cilat do të jenë shenjat më të privilegjuara sot në dashuri

Horoskopi/ Cilat do të jenë shenjat më të privilegjuara sot në dashuri
















TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com