Vdekja tragjike e gruas shtatzanë Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur dje në maternitetin Koço Glozheni në Tiranë ka bërë që prokuroria të nisë hetimet.
I ftuar në emisionin Opinion, zv/drejtori i spitalit Koço Gliozheni, Tiranë dr. Arjan Alika.
Alika tha se duke nisur nga rasti, e ndjera ka ardhur në orën 22:30 në maternitet, në momentin që ka ardhur ajo ka paraqitur ankesa, ku asaj i janë vënë re nxirje buzësh, pulsi ka qenë shumë i shpejtë, ka pasur djersë të ftohta dhe këto janë kode për një dhimbje të vendosur, midis zemrës dhe pjesës së sipërme të barkut.
Fevziu: Urgjenca ka qenë e hapur në momentin kur ka ardhur pacientja, pasi sipas familjarëve ajo është sorollatur rreth 20-30 minuta?
Për këtë gjë nuk duhet të përgjigjem për arsyen e thjeshtë se është në hetim.
Fevziu: Mirëpo, ju e dini nëse është apo nuk është e vërtetë?
Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë e hapur.
Fevziu: Ka pasur vonesë në urgjencë?
Besoj se ka pasur rreth 5 ose 7 minuta vonesë.
Fevizu: Ekzaminimi i parë nuk ka treguar gjë?
Në ekzaminimet e para, pacientes i është kërkuar të vizitohet. Jo ka thënë sepse nuk kam gjë nga shtatzënia. E kam dhimbjen nga zemra. Ësëhtë vizituar është mbledhur i gjithë ekipi i rojës siç ka qenë dhe pluz një anastezist.
Shiko videon: