Enkeljed Alibeaj ka deklaruar në emisioni Opinion se nuk mund të ketë zgjedhje në 18 qershor me këtë qeveri, e cila sipas tij është e përfshirë me bandat, kriminelët dhe dhunon votuesit.
Alibeaj ka deklaruar se partitë opozitare të bashkuara kanë bërë ç’regjistrimin e tyre nga KQZ, dhe ato nuk do të bëjnë të mundur që të zhvillohen zgjedhjet. Sipas tij në këto kushte mazhoranca nuk bën dot zgjedhje. “Mekanizmi i shtyrjes së zgjedhjeve është politikë. Opozita ka një armë: Nuk hyjmë në zgjedhje se na vjedhin zgjedhjet”, është shprehur Alibeaj./opinion.al