Emisionet

Opinion/ A po e fiton Ukraina luftën me Rusinë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 04/05/22 |
Opi Nion

Është diskutuar të hënën (3 Maj 2022) në emisionin “Opinion” për temën “A po e fiton Ukraina luftën me Rusinë?”.

“Opinion” është fokusuar sërish te situata në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  iu drejtua me një mesazh ligjvënësve shqiptarë duke u fokusuar në fjalën e tij në disa pika. Ai ka lidhur qëndrimin e Shqipërisë me atë të Nënë Terezë. Njëkohësisht Zelensky ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të marrë masa konkrete duke i konsideruar investimet ruse si një lloj arme për të marrë nën kontroll segmente të caktuara të funksionimit të shtetit në Shqipëri apo kudo si dhe ka kërkuar ndalimin e turistëve rus në Shqipëri.

Ndër të tjera në “Opinion” është diskutuar edhe për lëvizjet e fundit të ushtrisë ruse ku ndryshe nga ditët e para të pushtimit trupat ruse janë përqëndruar në zonat lindore dhe juglindore të Ukrainës.

Të ftuar në studio për të folur për ketë temë:

  1. Elisa Spiropali
  2. Bledi Bajraktari
  3. Alba Alishani
  4. Avenir Peka
  5. Julian Zyla

Në lidhje direkte:

  1. Zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova
  2. Deputeti më ri i Parlamentit të Ukrainës, Zviatoslav Yurash
  3. Teuta Vodo- Pedagoge e Gjeopolitikës, Francë

Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” është transmetuar një përmbledhje e fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion:

Pas