Mbrëmjen e së hënës së emisionin ‘Opinion’ me drejtues Blendi Fevziun u diskutua sërish rreth tërmetit të 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.
Këtë herë në studion e ‘Opinion’ u diskutua rreth një ane tjetër të pasojave nga tërmeti për faktin se deri më sot në vend nuk ka ende asnjë person zyrtar përgjegjës për humbjen e 51 jetëve, ku një hetim i madh do të çonte në përgjegjësitë zinxhir.
Hetim që mund të ndodhte edhe në kushtet e flagrancës që do të thotë se ndërtues ose pronar godinash që janë shembur dhe që kanë arritur të shpëtojnë nuk janë ndaluar deri më sot nga Prokuroria që të pyeten në kushtet e flagrancës, pasi ndërtimet e tyre janë prishur. Ndonëse ata mund të mos jenë përgjegjës për diçka të tillë, pasi përgjegjësia do të dalë nga një hetim i plotë.
Të ftuar në studio për të folur për temën ishin: zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli, inxhinieri Agim Seranaj, Inxhinierja e Ndërtimit Mimoza Hysaj, arkitekti Marin Biçoku, gazetari Mentor Kikia dhe gazetarja Esiona Konomi./Opinion.al/