Në emisionin e mbrëmjes së enjte (22 shtator 2022) për 1 orë e 30 minuta ka qenë i ftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Gazetari Blendi Fevziu e zhvilloi intervistën me kryeministrin nga selia e Kombeve të Bashkuara në New York, ku Rama ndodhet në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së.
Gjatë intervistës, kreu i qeverisë u pyet për lobimin rus të Partisë Demokratike, sulmet kibernetike, për marrëdhënien me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Ndërkohë, në pjesën e tretë të emisionit, në historitë e të enjtes në Opinion, u fol për historinë e prodhimit të energjisë elektrike përmes paneleve diellore.
Për më tepër mund të ndiqni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm.