Në emisionin “Opinion” është trajtuar reagimi i opozitës në seancën e Kuvendit të Shqipërisë dhe çfarë do të bëjë opozita më tej.
Çështja Rama-McGonigal ka shkaktuar reagim të madh në opozitë duke bërë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.
Në pjesën e parë dhe të dytë i ftuar në studio kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur për gjithë këtë çështje dhe për protestën e thirrur në 11 shkurt.
Situata në Kuvend, çfarë po ndodh për zgjedhjet, çështja McGonigal është diskutuar nga Berisha dhe paneli përballë tij. Pjesë e këtij paneli ka qenë Lorenc Vangjeli, Robert Rakipllari, Ervis Iljazaj, Alba Alishani.
Në pjesën e tretë është folur për Ujin e Selitës. Fabrika e ujit është krijuar në vitin 1942 është kthyer sot në një nga motorët gjenerues të ekonomisë së kësaj fushe./Opinion.al