Emisionet

Opinion 19 janar 2023/ Çfarë tregon investigimi i ri për inceneratorët?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 20/01/23 |
Opi Nion

Në emisionin “Opinion” janë trajtuar tema të ndryshme në datën 19 janar 2023. Në pjesën e parë të emisionit është trajtuar investigimi i ri për inceneratorët dhe çfarë tregon ky investigim.

E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka shpjeguar me detaje videon e kapur me dron që sipas saj, tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

Në pjesën e dytë të emisionit gazetarët dhe analistët Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Eugen Beci, Armand Bajrami, Fatjona Mejdini, Glidona Daci kanë diskutuar për operacionin e pak ditëve më parë në kuadër të të cilit Policia e Shkodrës sekuestroi kamera të vendosura në rrugët e Shkodrës të cilat janë përdorur nga grupet kriminale që kontrollojnë ato zona.

Dyshohet se grupet kriminale i kanë përdorur këto kamera për të vëzhguar si veprimet e kundërshtarëve të tyre edhe ato të policisë. Po ashtu u diskutua dhe për vjedhjen e parave të Alda Klosit nga pastruesja Rozeta Dobi.

Në pjesën e tretë u transmetua rrëfimi i historisë së krijimit të kompanisë “Anoria”,  e cila ka nisur aktivitetin e saj që në fillim të viteve ’90./Opinion.al

 

 

Pas