Në emisionin “Opinion” të së enjtes (17 nëntor 2022) u diskutua për tre tema të ndryshme.
Disa minuta të pjesës së parë të emisionit iu kushtuan ngjarjes së rëndë, ku një 22-vjeçare nga Kenia u dhunua barbarisht nga disa persona ende të paidentifikuar.
Më pas në emision u fol për 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Fierit, nga të cilat janë ekzekutuar pesë. Ata akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit për inceneratorin e Fierit.
Të ftuar në studio:
- Artan Hoxha
- Klodiana Lala
- Fatjona Mejdini
- Eni Ferhati
- Eugen Beci
Në lidhje të drejtpërdrejtë:
- Faraudin Arapi
- Luan Baçi
Ndërkohë, në pjesën e tretë, në historitë e së enjtes, u transmetua një material lidhur me një ndër fabrikat më të mëdha në botë të prodhimit të dyshekëve të “Comodita Home”.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.