Në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar kryeministri I Shqipërisë Edi Rama. Në pjesën e parë dhe të dytë është folur në lidhje me mungesat e kryeministrit në seancat plenare, përjashtimi i deputetëve të Partisë Demokratike ku është sjellë dhe një video e deputetëve socialist vite më parë duke bërë përafërsisht të njëjtën sjellje si opozita sot.
Është diskutuar çështja e inceneratorëve dhe çështja McGonigal ku Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu.
Në pjesën e tretë është transmetuar një reportazh i “Vlora Marina” për të parë se çfarë koncepti është, e shpjeguar nga personat kryesorë që janë pjesë i këtij projekti. Është një inovacion, koncept tërësisht i ri mënyrës së të ndërtuarit, funksionimit, jetesës dhe turizmit./Opinion.al