Kronikë

Operacioni “Volvo 4”, 24 të arrestuar mbeten në burg, 8 në arrest shtëpie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 24/10/18 |
b.f

Pas më shumë se 6 orësh, Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Vol-vo 4″.

Prapa hekurave mbetën edhe ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ndërkohë, ndaj dy personave është vendosur masa e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndaj 8 të tjerëve, masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Avokatët kanë kërkuar revokim të masave të sigurisë. Tashmë pritet vendimi i gjyqtarit Bip Ndreca nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë së dhëna prej tij apo do të ndryshojë ndonjë prej tyre.

Flet avokati i dy ish-deputetëve, Maksim Haxhia: Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i cështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze,lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dosja nuk është studiuar.

Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avokati i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë.  Po të shihnin bisedat telefonike, Çuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe.

Flet avokati i grupit të Shijakut: Nuk ka asnjë provë të vetme që mund ti mbajë në burg. Është një tip show që mund ti shërbejë politikës.Është montim që nuk ka ndodhur në 27 vjet tranzacion.

Jemi të shokuar megjithëse presim vendimin. Nuk kanë asnjë lidhje me asnjë grup.Është thjesht lidhje gjinie, gjaku, shoqërore dhe miqësore, është krijuar një grup i tërë i montuar.

Gazetarja: Pse janë quajtur të fortët e Shijakut?

Avokati: Ashtu e kanë menduar këta për të krijuar një imazh se “delja e zezë” është gjetur në Shijak.

Bilanci 

12 qytete –  Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë

27 te arrestuar-  Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim

100 Kontrolle – Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Laboratori i heroinës – Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.

“U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës” informoi drejtori i policise.

Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike.

Te arrestuarit per laboratorin e heroines ne Has 
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona të tjerë, dy shtetas me kombësi turke, një kosovar dhe një shqiptar.

Të arrestuar për akuzën “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Te fortët e Shijakut 

18 të tjerë janë  arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Tre policet e perfshire  – Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit.

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    2. Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

 

 

Pas