Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë pretencën për disa të pandehur të operacionit “Shpirti”.
Të pandehurit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas news 24 SPAK ka kërkuar dënimin me burg për tetë prej të pandehurve të këtij operacioni.
Kështu, SPAK ka kërkuar: 20 vite burg për Ilirjan Duçellarin, 18 vite burg për Mariglen Ducellarin, 15 vite burg për Aurel Kalarin, 15 vite burg për Kleo Piro Bregun, 15 vite burg për Organ Ducellarin, 15 vite burg për Julian Bejdollarin, 15 vite burg për Rexhino Mucajn, 15 vite burg për Alban Koshin.
Arrestimi i këtyre personave erdhi pas finalizimit të operacioni antidrogë të titulluar “Shpirti”, që u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.