Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia në flagrancë, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.
Policia ka sekstruar 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” dhe një automjet tip “Golf”.
Të ndaluarit janë Olger Myrtezai, 30 vjeç, dhe Sokol Durmishllari, 27 vjeç, të dy lindur në Ersekë dhe banues në Korçë .
Këta shtetas ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Golf” me ngjyrë të zezë AA 805 AM ,nga qyteti Korcës në drejtim të Tiranës dhe në zonën e Yzberishtit janë kapur në flagrancë nga Policia.