13 persona janë arrestuar nga Policia në Durrës. Ata janë arrestuar në kuadër të 2 fazave të megaoperacionit policor kundër lojërave të fatit në këtë qark.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet; A.K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç, D. Sh., 30 vjeç, E. H., 32 vjeç, E. Ç., 32 vjeç, T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, F. Sh., 26 vjeç, Xh. C., 68 vjeç, Sh. J., 55 vjeç, I. D., 24 vjeç, E. O., 24 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.
Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, konkretisht: A. Xh., 28 vjeç, E. K., 40 vjeç dhe M. H., 35 vjeç. Policia njofton se janë sekuestruar 16 celularë.