Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të trafikantëve që ranë në pranga gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABI”.
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë, në Shqipëri, Itali dhe Greqi.
Ndërsa mësohet se në vendin tonë, operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri, janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Gjatë hetimeve të kryera është dokumentuar veprimtaria e katër grupeve kriminale që ushtronin aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe vendet e tjera të BE-së./Opinion.al