Aktualitet

Operacioni në Shkodër/ Shkon në 33 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kanabis e armë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 16/10/22 |
Opi Nion

Ka shkuar në 33 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis “Qarku” në Shkodër.

Policia bën me dije se ditën e sotme kanë rënë në pranga 7 persona, dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar 77 kilogramë kanabis, një pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet E. G., 22 vjeç, L. P., 23 vjeç dhe K. F. 30 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Të rinjtë u kapën në aksin rrugor “Koman-Vau i Dejës”, teksa transportonin me një automjet tip “Benz”, 15 kilogramë kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit K. P., 24 vjeç dhe V. P., 20 vjeç, pasi rezultuan të përfshirë në veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Po ashtu, në fazën e gjashtë të këtij megaoperacioni, i cili ka vijuar në Malësi të Madhe, në fshatin Gruemirë, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në sipërfaqet e tokave në pronësi të shtetasit P. C.

Si rezultat, janë gjetur bimë kanabisi në proces tharjeje dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e thatë, me peshë totale 62 kilogramë, ndërsa pronari i tokës u shpall në kërkim, si autor i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale.

Po në vijim të megaoperacionit në Malësi të Madhe, janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit me inicialet P. A., 31 vjeç dhe D. A., 32 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj.

Nga veprimet hetimore në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, rezultoi se këta shtetas janë gjithashtu të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, përpunimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./Opinion.al

 

Pas