Policia ditën sotme ka ndërmarrë një aksion blic në Portin e Durrësit. Forcat e policisë po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejner.
Dyshohet se policia po kontrollon për lëndë narkotike dhe armë. Bëhet me dije se porti i Durrësit është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.
Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar katër persona./ Opinion.al