Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni në 34 shtete, sa persona u arrestuan në vendin tonë

2020/09/30 at 4:43 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacioni në 34 shtete, sa persona u arrestuan në vendin tonë

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të koduar “SEE JAD”, organizuar nga Europol. Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria.

Në këtë operacion të përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë, u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë.

U sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

U kapën 2 persona në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine. Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni ndërkombëtar koduar ” SEE JAD”.

Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

Europol krijoi një qendër virtuale koordinimi për të mundësuar informime ditore dhe për të mbështetur shkëmbimin e inteligjencës midis pjesëmarrësve.

Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria, agjencitë e BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC.

Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë.

Gjatë këtij plani operacional në Shqipëri, në PKK dhe vende të tjera të cilësuara me risk për kryerjen e veprave penale të mësipërme janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare.

Gjatë zhvillimit të operacionit të përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë.

U sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

U kapën 2 persona në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.

Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

Ky operacion është një goditje e rëndë për kriminelët që po minimizojnë sigurinë e kufirit dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit në gjurmimin e tyre. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të përgatitura për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtarisht duke kryer operacione me ndikim të lartë, pavarësisht nga pandemia globale COVID-19, ndaj qytetarët duhet të jenë të sigurt se ne vazhdojmë të ndjekim dhe përtërijmë në hetimet penale. Ky operacion tregon rezultatet që ne arrijmë kur autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, agjencitë e BE-së si Europol dhe Frontex dhe agjencitë ndërkombëtare si INTERPOL dhe Kombet e Bashkuara punojnë së bashku.

Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me rajonin e Evropës Juglindore dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar.

Europol thekson se ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Para
Dy viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Dy viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

COVID-19 në Itali/ 1851 të infektuar dhe 19 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali/ 1851 të infektuar dhe 19 viktima në 24 orët e fundit

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse nis formimin e kabinetit në hije

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse nis formimin e kabinetit në hije

TE FUNDIT

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi Shqiponja në Tiranë. Mësohet se makina ka përplasur një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Dhjetor, 2025

DASHI Është një ditë rikuperimi! Një energji e bukur po kthehet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: dikush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com