992 kg lëndë narkotike marijuanë u sekuestruan nga Policia e Vlorës gjatë operacionit policor të koduar “The Eye” në bashkëpunim me Guarda di Finanza.
Mësohet se nga policia e Vlorës u arrestuan Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.
Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.