Aktualitet

Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të fortë krimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 30/06/20 |
Opi Nion

Ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas operacionit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane, ku u vunë në pranga 37 persona.

Lleshaj shkruan në rrjetet sociale se ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Sipas ministrit, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ”, shkruan Lleshaj./ Opinion.al

Pas