Policia e Shkodrës në bashkëpunim me komaisariate të tjera në qytete të ndryshme të vendit ka sekuestruar 19 automjete luksoze.
Operacioni policor i koduar “ Lux” ka arritur të kapë makina të tipit Range Rover, BMW X5 – X6, Audi A6 – A8 e Benz Mercedes, prodhime të viteve të fundit.
Në prangat e policisë kanë rënë 11 persona shtetas shqiptarë, si organizatorë dhe bashkëpunues në këtë trafik ndërkombëtar të mjeteve të vjedhura.
Sipas policisë, mjetet në fjalë janë vjedhur në vendet e rajonit e më gjerë, si Mali i Zi, Bosnjë, Kroaci, Itali e Francë dhe kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare te Hanit Hotit.
Më pas automjete, pasi bënin zhdoganimin arrinin të pajiseshin me targa të rregullta.
Automjetet në fjalë janë bllokuar në qytete të ndryshme si Sarandë, Tiranë, Laç e Shkodër.