Pas dyshimeve se operacioni i SPAK mund të jetë dekonspiruar ka ardhur edhe reagimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Në një njoftim bëhet e ditur se AMP ka nisur verifikimin nëse ka pasur apo jo rrjedhje informacioni gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, ku u lëshuan 32 urdhër arreste.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme./Opinion.al