Aktualitet

Operacioni i SPAK për Inceneratorët/Tabaku:Hap shpresëdhënës,por jo i mjaftueshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 29/03/22 |
Opi Nion

Pas urdhër arresteve të SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve, ka reaguar deputetja e PD Jorida Tabaku . Në një deklaratë për mediat Tabaku tha se arrestimet e sotme janë një hap përpara, por jo të mjaftueshme.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën, sot ka pasur një zhvillim të ri, i cili parë në drejtimin e punës së Komisionit është shpresëdhënës por jo i mjaftueshëm. Në gjykimin tonë kemi pasur një hap para në hetimin e inceneratorëve, por ky hap nuk është i mjaftueshëm”.

Tabaku theksoi se hetimet nuk duhet të ndalen derisa të prangosen personat me pushtet.

“Përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të ndara por të përbashkëta. Kërkesa jonë për t’i trajtuar të tre inceneratorët të përbashkëta lidhet me faktin e se të gjithë këta individë kanë marrë vendime të përbashkëta. Duhet të bashkohen hetimet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Etleva Kondi është anëtare e Komisionit të Konçensionit për të tre inceneratorët. Ajo ka përgjegjësi të shtuar pasi ka dhënë koncensionin për energjinë. Unë besoj që provat janë atje, janë bërë transparente, ka qenë e qartë ndarja e përgjegjësive, si ka funksionuar grupi kriminal. Askush nuk ka funksionuar i vetëm. Të gjithë duhet të kemi guximin për të folur për këtë çështje. Guximi më i madh i takon SPAK-ut për të prekur për të çuar para drejtësisë persona me pushtet”, tha Tabaku.

Pas