Dy persona janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme në Tiranë teksa u janë sekuestruar 9 kg hashash..
Arrestimi erdhi pas finalizimit të operacionit të koduar “Elizea” që çoi në arrestimin e Albert Alimema, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Orland Tenaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ne cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, një automjet i tipit “Volkswagen”, me targa “AA 857 FP” 4 telefona celular.