Katër persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për kultivim droge.
Në pranga ranë Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Këta persona në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi, të cilat ishin në procesin e mbirjes./Opinion.al