Prokuroria e Breshias në Itali kërkoi ndihmën e SPAK për arrestimin e Kreshnik Farrukut allias Budlla dhe 11 anëtarëve të tjerë të grupit të tij kriminal.
Gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e së Mërkurës u arrestuan vetëm dy persona Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri. 10 të tjerët iu shpëtuan prangave.
Ditën e djeshme u kontrolluan 21 ambjente dhe banesa, me të cilave dhe vila luksoze e Kreshnik Farrukut në Armath të Manzës. Në këtë banesë u gjet 1 celular dhe një shumë parash.
Sipas SPAK, grupi i Farrukut rezulton i përfshirë edhe në pastrim parash nëpërmjet disa kompanive italiano-kineze të cilat lëshonin faktura fiktive. Nga ky proces i paligjshëm janë pastruar 375 milion euro.
Kujtojmë se dje në mediat italiane shkruhej se janë lëshuar 61 urdhërarreste, pas finalizimit të një operacioni që shtrihet në Shqipëri, Itali, Zvicër dhe Poloni./tvklan