Policia e Shtetit, ka dalë këtë të mërkurë me informacion zyrtar, lidhur me operacionin ndërkombëtar anti-drogë ku morën pjesë Guardia Di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare.
Në një deklaratë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka deklaruar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i cili tentoi të trafikonte drogë me qëllim për ta shkëmbyer në det me trafikantë ndërkombëtarë me lëndë të tjera.
Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.
Në pranga janë vënë 6 persona, ku mes tyre është edhe një ish punonjës policie.