Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi masat e sigurisë të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh.
Sipas informacioneve, gjykata ka lëne në qeli 16 persona, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Këta persona u arrestuan gjatë një operacioni anti-drogë në zonën e Skrapartit, ku ishin të ëprfshirë dhe punonjës policie.
Sipas SPAK në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit GJKKO ka dhënë masën “arrest në shtëpi”.
Sipas, SPAK janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.