Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin e Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Sipas “Panorama Tv”, furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D, dhe është në pronësi të Limi Binajt.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një mjet lundrues, tip skaf. Dyshohet se dy mjetet do të përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike. Policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë detaje.