Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe me drejtorin e policisë së Tiranës Ervin Hodaj.
Takimi po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë në lidhje me rezultatet e operacionit të nisur sot në disa zona të kryeqytetit si në Vorë dhe në Prezë për arrestimin e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në afërsi të Rinasit.
Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së të enjtes së javës së shkuar, gjatë transportimit të shumës së parave drejt aeroportit.