Një një konferencë për mediat ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të policisë spanjolle, kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shetit, ka më shumë se një vit që heton një skemë abuzive të një grupi të organizuar kriminal, në fushën e mashtrimit me kriptomonedha.
Kraja u shpreh se hetimet kanë qenë të përbashkëta, ndërsa aktiviteti ishte i shtrirë në 8 shtete, Suedinë, Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën.
“Prokuroria e Posaçme, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shetit, ka më shumë se një vit që heton në mënyrë proaktive, një skemë abuzive të një grupi të organizuar kriminal, në fushën e mashtrimit me kriptomonedha. Hetimet kanë qenë të përbashkëta, ku janë përfshirë 8 shtete, Suedinë, Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën. Jemi të ndërgjegjshëm dhe të vendosur për t’i hetuar këto lloje aktivitetesh kriminale në bashkëpunim me autoritetet e huaja. I bëj thirrje shtetasve shqiptarë që të mos përfshihen në të tilla vepra kriminale”, tha Kraja.