Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacione antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 48.5 kg drogë në formë çokollate

2022/04/26 at 7:50 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacione antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 48.5 kg drogë në formë çokollate

Dy operacione anti-drogë janë finalizuar nga autoritetet në Tiranë. Sipas autoriteteve, në këto dy operacione janë sekuestruar 48.5 kilogramë kanabis në formë çokollate.


Droga u gjet e fshehur në një banesë dhe në pranga ranë babë e bir, Sami dhe Kevin Qordja.

Ndërkohë, në zonën e Tujanit, në një tjetër banesë policia gjeti 312 dhe sekuestroi gramë heroinë. Ajo u gjet në shtëpinë e Ramadan Qodja-s i cili akuzohet se blinte heroinë me kilogramë dhe më pas i shiste në doza të vogla që shiste kryesisht në zonën e Tufinës.

Kreu u policisë së Tiranës Lorenc Panganika, në një konferencë për shtyp tha se nga hetimet ka rezultuar se babë e bir trafikonin, prodhonin dhe shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policisë

Në përmbushje të një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë mesditës së sotme, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u organizuan dhe u finalizuan me sukses dy operacione policore antidrogë, të koduara “Çokollata” dhe “Tujani”.

Në kuadër të këtyre operacioneve u sekuestruan heroinë e kanabis e përpunuar në çokollate, si dhe armë gjahu pa leje, më konkrektisht:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disaditor me metoda speciale të hetimit, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mesditën e sotme, finalizoi operacionin policor të koduar “Çokollata”.

Në rrugën “Rexhep Tarja”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën në pronësi të shtetasit S. Q. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 160 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë totale 48.5 kilogramë.

Në vijim të kontrollit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy aparate celulare. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 43 vjeç dhe i djalit të tij K. Q., 19 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Menjëherë pas operacionit të koduar “Çokollata”, bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi disaditor, është organizuar dhe finalizuar operacioni i dytë antidrogë, i koduar “Tujani”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Tujanit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Q., 31 vjeç, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 gramë lëndë të dyshuar narkotike të dyshuar heroinë, një armë gjahu, peshore elektronike dhe një aparat celular.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se babë e bir ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R. Q. merrej me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shiste në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndante në doza dhe më pas e shiste.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, si dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër fton qyetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./ /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama në Tryezën e Iftarit: Në emër të Lindës…

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama në Tryezën e Iftarit: Në emër të Lindës...

SPAK, Kraja: Në listën e përgjimeve përfshihen zyrtarë të të gjitha niveleve

SPAK, Kraja: Në listën e përgjimeve përfshihen zyrtarë të të gjitha niveleve

Tensionohet situata në zgjedhjet për kryetarin e degës,demokratët shqyen derën…

Tensionohet situata në zgjedhjet për kryetarin e degës,demokratët shqyen derën...
















TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com