Një ditë pas arrestimeve masive në Shijak, RENEA dhe FNSH kanë blinduar sërish këtë qytet. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.
Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve . Dje në pranga ra Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli u arrestua nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. / BW