100 predha artilerie janë gjetur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, pas një operacioni të ndërmarrë për zbulimin dhe evidentimin e predhave dhe municioneve.
Mësohet se predhat janë gjetur në Bradashesh nga efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, ndërsa janë transportuar për në poligon ku do të bëhet edhe asgjësimi i tyre.
Kërkesa për ndërhyrje u bë nga Prefekti i Elbasanit sapo predhat u konstatuan në afërsi të lumit./Opinion.al