Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë në qytetin e Fierit. Të arrestuarit janë: Agron Xhaxhaj, 27 vjeç dhe Ergent Braçe, 28 vjeç, që të dy u kapën me 7.2 kilogramë kanabis në lagjen Nr.2 në Roskovec.
Policia kishte informacion për drogën që posedonin dy të arrestuarit dhe i kapi në flagrancë. Gjatë momentit të arrestimit, Agron Xhaxhaj ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë duke u përleshur me të dhe e ka plagosur lehtë punonjësin me një mjet prerës, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Fierit.
Po kështu, edhe punonjësi i policisë gjatë përleshjes ka plagosur lehtë në këmbë me armën e shërbimit Agron Xhaxhajn. Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe kundërshtim të punonjësit të policisë