Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “Ramica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. G.,.
Sikurse njofton policia, gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të tij, në fshatin Ramicë, në Vlorë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. kanabis sativa, si dhe disa fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al