Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në Tiranë, në kuadër të të cilit janë lëshuar 30 masa arresti.
Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin persona që ishin kapur më herët.
Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis.
Mësohet se hetimet kanë nisur që në muajin Janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani. Ky i fundit mbeti i plagosur më 24 Mars të këtij viti nga një punonjës policie në Tiranë. Ai u kap me 1 kg kokainë në automjetin e tij, sasi të cilën do e dorëzonte te Rruga e Kavajës.