Aktualitet

Operacion antidroge në Mat, 14 të arrestuar, shumica anëtarë të një fisi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 28/01/22 |
Opi Nion

Një megaoperacioni antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Dibër dhe Mat. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Prokurori i Matit, njoftuan finalizimin e megaoperacionit antidrogë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Është goditur një grup i mirëorganizuar, të cilët që prej 2019 kanë kultivuar një sasi të madhe lëndë narkotike. Hetimet për finalizimin e këtij operacioni zgjatën rreth 2 vjet dhe janë arrestuar shtetasit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç, Mehmet Koleci, 45 vjeç, Idajet Koleci, 43 vjeç, Albert Koleci, 40 vjeç, Vilson Koleci, 30 vjeç, Gestian Koleci., 26 vjeç, Lezan Koleci, 62 vjeç, Agim Koleci, 29 vjeç,  Besmir Koleci, 36 vjeç, Afrim Haspepa, 48 vjeç, Fatjon Doda, 36 vjeç,  Lezan Koleci, 62 vjeç, Rasim Xheçuka, 52 vjeç, Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore,  organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur./Opinion.al

Pas