Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Durrës ka zbuluar tre parcela të mbjella me kanabis në zonën e Kepit të Rodonit.
Janë gjetur gjithsej rreth 300 fidanë të mbjellë në zonën e pyllit, te vendi i quajtur “Përroi i mullirit”, larg qendrave të banuara.
Operacioni ka qenë i organizuar nga Drejtoria Kufitare në hapësirën nga Derdhja e lumit Erzen deri në Kepin e Rodonit. Autorët që ruanin parcelat janë larguar, ndërsa policia po punon për asgjësimin e fidanëve./Opinion.al